Urimi i Obamës: Të punojmë së bashku për një Amerikë më të fuqishme

0
861
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka uruar Vitin e Ri popullit amerikan, duke vlerësuar edhe të gjitha arritjet e presidencës së tij. Në mesazhin e tij, presidenti gjithashtu nxiti amerikanët të vijojnë të punojnë së bashku për të ndërtuar një Amerikë edhe më të fuqishme. Trashëgimia e presidentit Obama do të jetë në dorën e pasuesit të tij Donald Trump dhe gjykatave amerikane, të cilat do të vendosin për shumë nga politikat e administratës së tij.

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama i ka uruar Vitin e Ri të gjithë amerikanëve dhe ka vlerësuar ato që ai quajti si arritje të presidencës së tij. Në adresimin e tij të përjavshëm, Obama nxiti amerikanët të qëndrojnë të bashkuar.

“Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve. Në një kohë kur e kthejmë faqen e këtij viti dhe shohim drejt të ardhmes, dua t’ju falenderoj për gjithë çfarë ju keni bërë, për ta bërë Amerikën më të fuqishme në këto 8 vitet e kaluara. Kemi bërë progres të jashtëzakonshëm si vend. Asgjë nuk ishte e pashmangshme. Ishte rezultati i vendimeve të vështira që kemi bërë, dhe rezultati i punës tuaj. Që Amerika të ecë përpara, kjo është një detyrë që na përket të gjithëve. Të ruajmë dhe të ndërtojmë mbi ato çfarë kemi arritur – kjo kërkon që të gjithë ne të bashkëpunojmë. Kjo ka qenë gjithnjë historia jonë.”

Kur Obama të largohet nga zyra e presidentit në 20 janar, pas 8 vitesh në këtë detyrë, disa prej iniciativave të tij më madhore do të mbeten pezull ligjërisht, që do të thotë se gjykatat amerikane dhe pasuesi i tij, Donald Trump, do të luajnë një rol të madh në formësimin e trashëgimisë së tij.

Sfidat aktuale ligjore nga shtetet e qeverisura prej republikanëve dhe grupeve të biznesit, po shënjestrojnë ligjin e mirënjohur të shëndetësisë të presidentit Obama, planin e tij për të luftuar ndryshimet klimaterike, një iniciativë kyçe mbi emigracionin, politikën e tij mbi të drejtat e transgjinorëve, pagesën shtesë për punëtorët dhe politika të tjera të administratës Obama.//

Zjarr Tv Ad