Urimi mallëngjyes i Fahriye Evcen për djalin e saj

0
472
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Djali i Fahriye Evcen dhe Burak Özcivit, Karan Özcivit -i, sot festoi përvjetorin e tij të parë. Çifti e ka mbajtur djalin e tyre larg medias, e ndërkohë që sot priteshin foto nga ditëlindja e Karanit, publiku u befasua nga mesazhi mallëngjyes i nënës së tij, Fahriyes.

“Karani im…e qeshura jote, është melodia më e bukur që kam dëgjuar ndonjëherë, aroma jote është më e mira..sytë e tu janë drita më e fortë që kam parë…për mua, fytyra jote është më e shndritshme sesa yjet në qiell apo dielli…ti je ylli im polar…Kur ti qesh, brenda meje çelin lule. Kur ti vritesh, zemrën time e pushton dhimbja…Zemra ime e vërtetë paske qenë ti… Zemra ime…Qofsh gjithmonë i lumtur Karani im dhe dije se në këtë rrugëtim të gjatë, mua do të më kesh gjithmonë pranë. Kurrë më parë s’kanë patur kaq kuptim këto fjalë…Gëzuar ditëlindjen biri im…Gëzuar…Nëna jote”

Prej babait të Karanit, Burak Özcivit, ende nuk ka patur asnjë reagim për ditëlindjen e të birit.

Zjarr Tv Ad