Urimi që ka Sali Berisha për Pashkët

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Urimeve në këtë ditë të veçantë për të gjithë besimtarët katolikë, i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij Liri Berisha dhe ka uruar që festa e Pashkëve të zgjidhë udhëkryqin, të cilin e quan tejet të rrezikshëm, ndërkohë që i kërkon besimtarëve t’i luten zotit të bekojë Shqipërinë.

Urimi i Berishës:

Gezuar Pashken!

Te dashur miq, sot te krishteret katolik shqiptare dhe te te gjithe botes festojne Pashken, diten e ringjalljes se Krishtit Mbret.

Kjo dite e bekuar i ka gjetur kesaj radhe Shqiperine, besimtaret katolike dhe miqte e tyre te besimeve te tjera ne nje udhekryq tejet te rrezikshem.

Por Pashka, dita e ringjalljes se Hyijt eshte per cdo njeri, per te gjithe besimtaret, dite e besimit te madh tek Zoti, te miresia dhe gjithefuqia e tij.

Vetishem Pashka eshte dite e shpreses se pashuar, e frymezimit te njeriut nga vlerat hyjnore dhe njerezore dhe nje e ardhme me e mire.

Duke ju uruar te gjithe besimtareve katolik kete dite te shenjte, ju ftoj te dashur miq t’i lutemi ne Zotit qe te bekoje Shqiperine, shqiptaret kudo qe jane dhe Pashken tjeter me mire ta kremtojme!

 

Zjarr Tv Ad