“Uroj ta falë Perëndia për këto mashtrime”, rivali i “BF” e akuzoi për manipulime në Kamëz, Rakip Suli: Arjan Hoxha është azilant në Gjermani. Betejën e kisha me Berishën

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Kamzës, i cili fitoi një mandat të dytë, Rakip Suli i është përgjigjur sot akuzave të rivalit të tij në zgjedhjet e 14 majit.

Suli hodhi poshtë akuzat e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha, sipas të cilit votimi elektronik ishte i manipuluar.

Ai tha se betejën në 14 maj e kishte me Berishën, i cili shkoi në Kamëz 11 herë për një muaj fushatë. Suli deklaroi dhe se Hoxha është azilant në Gjermani dhe këtë duhet ta kishte deklaruar në KQZ.

“Uroj dhe shpresoj që të kthehen në rrugën e Zotit dhe të pranojnë si humbjen ashtu edhe fitoren. Unë nuk dua të merrem me kundërshtarin tim. Në këto katër vite na u dha mundësia të tregojmë vlerat e menaxhimit në Bashkinë e Kamzës. Unë nuk bëra diferencim për bindje politike. Unë nuk bëra diferencim mes një djali e një vajze që e kanë votuar apo jo Rakip Sulin. Administrata u kthye në shërbim të qytetarëve 24 orë. Në tre vjet e gjysmë më gjeni një bashki në Shqipëri që ka ndërtuar 38 objekte arsimore”.

“Unë nuk kisha betejë me Hoxhën, betejën e kisha me “non gratën”. Berishës edhe shpirtin ia kanë dhënë, por këtë herë votën nuk ia dhanë. Ne rritëm besimin e qytetarëve te Bashkia dhe kjo erdhi falë shërbimit, komunikimit dhe zgjidhjes së problematikave. Përgjegjësia ime tani është e jashtëzakonshme, jo vetëm për 28 mijë që më votuan, por edhe për rreth 48 mijë që dolën dhe votuan. Për herë të parë morën 19 këshilltarë. Ma dhanë votën jo vetëm mua, por edhe PS-në që të mos i kemi të lidhura duart në Këshillin Bashkiak”, deklaroi Suli.

Sipas tij, Berisha shkoi 11 11 herë në Kamëz brenda 1 muaji. “Unë thashë që varrimi politik i Berishës do bëhet në Kamëz dhe aty u bë. Ai vetëm e ka përdorur Kamzën. Po të kisha marrë 100% të votave do ishim në komunizëm. Unë kam marrë 12 mijë vota më shumë. Unë për katër vite kam qenë një shërbëtor i mirë dhe nuk kam bërë diferencime nëse më kanë votuar apo jo”, u shpreh Suli më tej.

Lidhur me kërkesën për rivotim në Kamëz nga Arjan Hoxha, ai tha: “Uroj ta falë Perëndia për këto mashtrime. Është mëkat kur injoron vullnetin e qytetarëve të Kamzës. E dini ju që ai është azilant në Gjermani? Jo se ka gjë të keqe, por duhet ta raportosh në KQZ. Në 134 qendra votimi unë kam rritje nga 30-60%”.

Zjarr Tv Ad