Ursula von der Leyen e thotë hapur: Ky shtet i Ballkanit është vendi që ka avancuar më shumë në negociatat e pranimit në BE

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ditën e sotme ka vizituar Malin e Zi, ku është takuar me zyrtarët e lartë të këtij vendi.

Në një postim në rrjetet sociale, Von der Leyen e ka thënë hapur se Mali i Zi ëhstë vendi që ka avancuar më shumë në negociatat për pranimin në Bashkimin Europian, duke lënë pas Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

“Shumë e lumtur që jam sot në Podgoricë. Mali i Zi është vendi më i avancuar në negociatat e pranimit në BE. Le të vazhdojmë në këtë rrugë. Ne ua kemi borxh të gjithë të rinjve që besojnë në të ardhmen tonë të përbashkët. Një e ardhme evropiane”, shkruan Presidentja e KE.

Kujtojmë se Von der Leyen ishte ditën e djeshme në Shqipëri, ku u takua me kryeministrin Rama, teksa u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë është në BE.

Zjarr Tv Ad