Ursula von der Leyen vlerësoi punën e bërë nga BE për të koordinuar kërkimin mbi një vaksinë të koronavirusit

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pandemia e koronavirusit, kriza në Bjellorusi, tregtia dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në prag të zgjedhjeve presidenciale në nëntor, ishin këto disa nga pikat e diskutimit që mbajti sot në Parlamentin Europian, presidentja e Komisionit Ursula Von Der Leyen

Fjalimi i drejtuar eurodeputetëve përcakton të gjitha fushat prioritare të veprimit të Komisionit Europian për vitin e ardhshëm.

Në lidhje me emigracionin, Von Der Leyen u shpreh se ‘Kriza e vitit 2015 krijoi shumë keqkuptime midis shteteve anëtare” dhe që “Nëse mund të bëjmë kompromis pa cenuar parimet tona, mund të bëjmë përparim.

Presidentja e Komisionit theksoi se “Vendet më të ekspozuara ndaj emigracionit duhet të jenë në gjendje të mbështeten te solidariteti i BE-së” dhe se “BE-ja do të ndërmarrë veprime për të luftuar kontrabandistët dhe për të forcuar kufijtë e jashtëm”.

Von der Leyen foli për ” veprime agresive ” nga Turqia dhe i bëri thirrje Ankarasë të ndalojë veprimet e njëanshme dhe të dialogojë. Në të njëjtën kohë, Von der Leyen siguroi se  Greqia dhe Qipro mund të mbështeten në solidaritetin e BE për mbrojtjen e të drejtave të tyre ligjore sovrane.

Zjarr Tv Ad