USAID dhuron 29 mije teste për Shqipërinë/Testimet me pikatore

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria është vendi ku kryhen më pak testime për numër banorësh. Teksa koronavirusi ka dalë jashtë kontrollit dhe testimet janë me pikatore, USAID/Albania ka dorëzuar 29 mijë teste pranë Institutit të Shëndetit Publik.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ambasada amerikane ka bërë me dije se që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarësh ndihmë me qëllimin për të luftuar pandeminë.

“USAID/Albania dorëzoi 29,000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik, si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, në përgjigje të pandemisë së COVID-19. Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihmë nëpërmjet Departamentit të Shtetit dhe USAID, posaçërisht me qëllimin për të luftuar pandeminë”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se 6 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Prej tyre, 3 nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë, janë regjistruar 117 raste të reja me Covid-19.

Zjarr Tv Ad