Ushqimet po shtrejtohen shumë, qeveria pretendon të kundërtën

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa ushqimet shtrenjtohen gjithmonë e më shumë, në Shqipëri mund të thuash se ka ende disa zëra, të cilave duhet t’u gëzohemi pasi janë ende të lira. Madje, ato sivjet po kushtojnë më lirë se një vit më parë. Po cilat janë ato?
Sipas Institutit të Statistikave të qeverisë Rama, bëhet fjalë kryesisht për shërbimet e transportit, apo edhe ato të argëtimit, etj. “Çmimet e grupit “Transporti” u ulën me nivelin prej -0.5%, pasuar nga grupet “Shëndeti” me -0.4%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me -0.3 % dhe “Argëtim e kulturë”, me -0.1%”, pohojnë ekspertët e INSTAT-it. Duke lënë kështu të kuptohet se të udhëtosh e të argëtohesh në Shqipëri është një gjë e cila kushton ende lirë këtë vit. E në këtë kuadër, duket se një gjë e tillë i leverdis shumë sektorit të turizmit. Edhe pse duhet shtuar se ky i fundit, po përballet me një rritje të çmimeve të shërbimeve të akomodimit dhe hotelerisë, etj

 

Zjarr Tv Ad