Ushtarakja nga Kosova gradohet Rreshter-Majore në Komandën e Regjimentit elitar amerikan

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqiptarja nga Kosova, Arelena Shala, është përzgjedhur rreshter majore e komandës së Regjimentit në Akademinë West Point në SHBA.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Diplomatja kosovare ka treguar se Akademia ushtarake West Point është institucioni më elitar në SHBA, dhe se kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin.

Procedura e rekrutimit, sipas saj, është tepër rigoroze.

“Vetëm më të mirët kanë privilegjin të shkollohen aty. Ajka e ajkës”, ka rrëfyer Çitaku.

Kosova, sipas saj, është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty, e të cilët janë pranuar me merita vetanake.

“E sot, mu mbushën sytë me lot nga gëzimi kur pashë lajmin që vajza jonë Arelena Shala është përzgjedhur rreshter majore e komandës së Regjimentit në Akademinë West Point! Mes 4400 kadetëve elitar, Arelena jonë shëndritë si yll! #ZemraMal!”., ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook.

Zjarr Tv Ad