Ushtria “zbarkon” në Kukës

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ushtria ka zbritur në qendër të Kukësit. Një stërvitje disa ditore që do të zhvillohet në rajonin verilindor, u parapri nga një panair në sheshin kryesor të qytetit. Forcat e Armatosura prezantuan mjetet dhe armatimin luftarak për qytetarët e interesuar të njohin forcën e ushtrisë shqiptare.

Albert Mullai: “Duam ti tregojmë njerëzve se paratë që japin ata si taksapagues shkojnë për modernizimin e FA.”

Tërheqja e të rinjve për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura ishte një prej synimeve të panairit në qendër të Kukësit.

Albert Mullai: “E rëndësishme për ne si ushtarakë është ti tregojmë atyre çfarë ju ofrojmë dhe ushtria ju ofron stërvitje, arsimim, mundësi për të zhvilluar veten e tyre edhe në pjesën jashtë Forcave të Armatosura.”

Panairi ngjalli interes tek qindra qytetarë, sidomos të rinj që morën sqarime nga ushtarakë profesionistë e oficere të lartë rreth mjeteve dhe armatimit të ushtrisë.

 

Zjarr Tv Ad