Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi me anë të një statusi në llogari e tij personale në Facebook është shprehur se Ranglista prestigjioze “Webometrics” e ka renditur Universitetin e Tiranës të fundit në rajon për nga cilësia e mësimdhënies.
Duke bërë një krahasim me universitetet e rajonit, Këlliçi është shprehur se shihet qartë diferenca e madhe me universitetet publike të kryeqyteteve ballkanike duke shtuar se propaganda Rama e Reformës në Arsim nuk e kaloi klasën.
Statusi i plotë i deputetit Këlliçi:
Universiteti i Tiranës në vendin e 3786-të. I fundit në Ballkan!
Ranglista prestigjioze “Ëebometrics” e rendit Universitetin e Tiranës të fundit në rajonin për nga cilësia.
Sa u përket universiteteve publike të rajonit, ai i Beogradit renditet më mirë, përkatësisht në vendin 447, i ndjekur pas nga Universiteti i Zagrebit i 571-i, Universiteti i Sofjes i 988-i, Universiteti i Podgoricës i 1939-i dhe Universiteti i Prishtinës i 3027-i.
Shihet qartë diferenca e madhe me universitetet publike të kryeqyteteve ballkanike.
Propaganda Rama e Reformës në Arsim nuk e kaloi klasën. Si të gjitha pseudopunët e kryeministrit Rama që mbulohen nga zhurma mediatike e veshjeve të tij të pazakonta. Se një budalla mund ta ketë pallton të qëndisur në ar por prapëseprapë mbetet palltoja e një budallai.