Vaj ulliri i falsifikuar dhe me kimikate në markete, AKU gjobit katër shpërndarësit

0
165
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

AKU në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të
verifikimeve për zbatimin e standardeve higjeno-sanitare dhe tekniko-teknologjike, monitorimit të elementëve të cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore ka patur në vëmendje edhe kontrollin lidhur me vajin e ullirit.

Gjatë kontrolleve në supermarkete/markete dhe më pas edhe ekzaminimeve laboratorike të produkteve të etiketuara ‘vaj ulliri’ AKU ka evidentuar 4 subjekte ku tregtohej produkti “vaj ulliri” i falsifikuar. Këto supermarkete/markete furnizoheshin nga subjektet:

– “Saranda Al” me Nipt L21303004C me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë skadence
31.12.2019
– “Jolant Shpk” me Nipt L52318026U me adresë Tiranë , furnizimi i lot-it me datë
skadence 20.2.2020
– “Leart Iljazi” (Qeparo) me Nipt L66906501J me adresë Vlorë , furnizimi i lot-it me datë
prodhimi 01.05.2018
– “O & B/ Ylli Saraci” me Nipt K81318012E me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë
skadence 7.3.2020

Konkretisht, produkti me emërtim “vaj i ullirit” i lot-eve të sipërpërmendur i prodhuar e tregëtuar nga këto subjekte rezultoi nuk përputhen karakteristikat e vajit të ullirit siç është emërtuar në etiketë, pra në secilin rast produkti ka qenë i manipuluar duke shtuar edhe përbërës tjerë.

Mbi bazë të kësaj gjetje dhe mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë, 400 000 lekë si dhe bllokimin e sasisë së vajit në objekt (pra lot-eve të tjerë) me qëllim kryerjen e ekzaminimeve laboratorike.

Theksojmë se për shkak të mungesës së gjurmueshmërisë, nuk është bërë ende e mundur
identifikimi i marketeve dhe njësive të tregëtimit apo shërbimit të cilat këto subjekte i ka
furnizuar me këto lot-eve, produkti i falsifikuar. Secili subjekt nuk qe në gjendje të përmbushë në afat të arsyeshëm detyrimin e venë nga AKU për të tërhequr produktin sipas këtyre lot-eve nga tregu, si dhe për të njoftuar konsumatorët.

Secili prej rasteve është në proçes investigimi të mëtejshëm në funksion të vlerësimit të
materialit edhe për kallëzim penal për veprat penale të mashtrimit dhe Prodhimit të
kundërligjshëm të dhe mallrave ushqimore AKU vijon kontrollet, ekzaminimet dhe shqyrtimin e të dhënave që disponojmë për të ndaluar cdo abuzues e flasifikues të ushqimeve, duke mashtruar në mënyrë tepër të rëndë konsumatorin shqiptar.

Zjarr Tv Ad