Vajza befason në mbrëmjen e maturës me makinën mbuluar me Swarovski

0
10

Një adoleshente ka vjedhur vëmendjen në mbrëmjen e maturës pasi u shfaq në festë me Rolls Royce, të zbukuruar me më shumë se katër milionë kristale Swarovski.

Isha Sanah Akhtar mbante veshur një fustan mahnitës ngjyrë blu dhe gri që kushtonte 260 paund.

Madje 16-vjeçarja pagoi 300 paund kameramanin që ta filmonte atë që në momentin kur po bëhej gati për festën dhe kur doli nga makina e mbuluar me kristale, si edhe iu shtrua tapeti i kuq.

Mbërritja e saj luksoze në mbrëmjen e maturës iu sigurua nga xhaxhai, Amar Akbar, i cili e shoqëroi në festën në Hotel Dunkenhalgh në Clayton-le-Moors.

Isha, ka paguar 500 paund për 15 minuta për të shkuar në festë me një Rolls Royce.