Vajza e Azem Hajdarit: Gati të lë mandatin dhe të bashkohem me studentët

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Sheshin Demokracia në Qytetin Studenti, pranë bustit të Azem Hajdarit, Partia Demokratike ka përkujtuar Ditën e Rinisë, kur 28 vite më parë studentët dolën në protestë fillimisht për kushtet e tyre, e më pas sollën edhe rënie e sistemit diktatorial. Po nga ky shesh fjalën e ka marrë 28 vite më pas, vajza e Azem Hajdarit, Rudina, e cila bëri edhe një betim para të atit.

“Dua që sot t’i bëj një betim tim ati. T’i bëj një betim të rinjve sot. Unë jam gati të dorëzoj mandatin tim, t’u bashkohem atyre për luftën e tyre. Për çdo gjë që ata do të bëjnë. Ju premtoj juve, se nuk jam kthyer për të qenë deputete. Jam kthyer për të ardhmen e Shqipërisë. Jam kthyer për vajzën time. Jam kthyer për vëllezërit e mi. Jam kthyer për të çuar amanetin e babit tim deri në fund. Prandaj sheshi i demokracisë sot nuk është këtu është te Ministria e Arsimit. Të shkojmë t’u bashkohemi atyre. Nëse ata na bashkohen ose jo, ne duhet të shkojmë atje sot”,  u shpreh ajo.

 

Zjarr Tv Ad