Vajza e ish-deputetes thotë se Shqipëria e ka shpallur Pavarësinë në vitin 1992!

0
1094
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E kur vjen puna te pyetjet inteligjente si: Kur është shpallur Pavarësia e Shqipërisë? Vip-at tanë nuk dine se çfarë përgjigje të japin. Kjo pyetje së fundmi u është drejtuar gocave të “Best deal”, në një nga puntatat kur ato do të përdornin inteligjencën e tyre, për të arritur ofertën më të mirë në hotelet e bregdetit tonë. Përgjigja më e goditur ishte ajo e dhënë nga vajza e ish-deputetes së Partisë Demokratike Albina Deda, Adës.

Blogerja me siguri të plotë, ashtu si dhe ju mund ta kuptoni nga videoja është përgjigjur se Pavarësia e Shqipërisë, është shpallur më “28 nëntor 1992”. Mirëpo, edhe vajzat e tjera nuk arritën që ta gjenin, përveç Mis Shqipërisë, Iljada Bacit e cila tak-fak gjeti përgjigjen e saktë.

Gazetari: Kur është shpallur Pavarësia e Shqipërisë?

Linda Jarani: 29 Nëntor 1912

Belinda Dragoti: A është 28 Nëntor? Apo është çlirimi? Se e ngatërova

Iljada Baci: 28 Nëntor 1912

Ada Deda: Më 28 Nëntor. Ta them vitin? 92!

Zjarr Tv Ad