Vajza e ish-ministrit nazist merr çmimin për përpjekjet e saj për të mbështetur gratë hebreje

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hilde Schramm, 82 vjeçe, themeloi fondacionit “Zurueckgeben” (”Ktheje”) në vitin 1994, me të ardhurat nga shitja e tre veprave të artit. Ajo e kishte trashëguar artin nga babai i saj, Albert Speer, por dyshoi se ato ishin fituar ilegalisht nga familjet hebreje që persekutoheshin gjatë epokës naziste. Që nga ajo kohë, ky fondacion ka mbështetur gratë hebreje në më shumë se 150 projekte të artit dhe historisë. Fondacioni ”Obermayer” ka shpërndarë çmime çdo vit që nga viti 2000. Speer fillimisht ka punuar si arkitekt për Hitlerin para se të merte një portofol ministror në qeverinë naziste. Ai i mbijetoi luftës, por u burgos pas kapitullimit nazist. Ai vdiq në vitin 1981.

Zjarr Tv Ad