Vajza e parë me autizëm në Miss Florida: Dua të përdor zërin tim…

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Me pjesëmarrjen e saj në Miss Florida, Rachel Barcellona do të konsiderohet tani e tutje si vajza e parë me sindromën e autizmit që ka marrë pjesë në një konkurs bukurie. Barcellona konkurroi më 25 qershor për kurorën e bukurisë mes 34 konkurrenteve të tjera. “Dua ta përdor zërin tim për t’i mbushur të tjerët me shpresë! Ndërgjegjësimi është ok, por ne kemi nevojë për pranim”– u shpreh ajo.

Që prej moshës 5-vjeçare, Barcellona e ka patur ëndërr të bëhej miss. Përpos autizmit, ajo vuan edhe nga epilepsia. E megjithatë, asgjë nuk e ka ndalur të ndjekë ëndrrat e saj.Miss-i ka lobuar edhe më parë rreth politikave dhe programeve që merren rreth autizmit dhe mënyrave që ushtrohen për trajtimin e tij. Në profilin e saj të Instagram-it, iu flet shpesh ndjekësve të saj për autizmin.

Madje, pak kohë më parë shkruante: “Unë jam një fëmijë që nuk shkoj në lodra. Unë jam ai fëmijë që nuk e ftojnë në ftesa ditëlindjesh. Unë jam ai fëmijë që e lënë vetëm në vendin e lojërave. Jam ajo që e zgjedhin të fundit në skuadrat e lojërave sportive. Jam e para që fajësohet dhe e fundit që i dëgjohet fjala. Unë jam fëmija që kam autizëm dhe dua të më pranojnë, të më përfshijnë dhe të më trajtojnë njësoj si ty.”

 

Zjarr Tv Ad