“Vajza i vrau prindërit dhe motrën për 1.5 mln euro”, dëshmia e të afërmit: Si do përfitonte autorja

0
211
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vrasja e tre anëtarëve të familjes Pocesta pak ditë më parë në oborrin e shtëpisë së tyre në qendër të qytetit, në Dibër të Madhe, në Maqedoni, ka shkaktuar jo pak tronditje.

I akuzuari i parë për këtë ngjarje ishte dhëndri i shtëpisë, Rasim Findo për shkak se edhe ishin në një proces gjyqësor për pronësi. Për herë të parë ka folur publikisht i akuzuari Findo, ku në një intervistë për News 24 thotë se vrasja është kryer nga vajza e madhe e familjes së bashku me dy persona të tjerë njëri nga Dibra e Madhe e tjetri nga Gostivari.

Rasim Findo, thotë se arsyeja mund të jetë përfitimi i 1.5 milion eurove nga shteti italian pasi kryefamiljari Amid Pocesta ka qenë i siguruar në shtetin fqinj.

Amid Pocesta 55 vjeç, Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre Anila Pocesta 14 vjeç u ekzekutuan në oborr, ku më pas u gjetën nga nipi i familjes.

Zjarr Tv Ad