Vajza jetonte në Suedi, pse nisi konflikti që përfundoi në tragjedi

0
272
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Tiranë, ku dhëndri qëlloi për vdekje vjehrrin dhe vjehrrën dhe më pas qëlloi edhe veten.

Fillimisht ata kanë debatuar dhe më pas dhëndri ka qëlluar në drejtim të tyre duke i lënë të vdekur në vend. Pasi është larguar nga banesa e tyre dhëndri ka qëlluar edhe mbi veten dhe rrugës për në Spitalin e Traumës ka ndërruar jetë.

Sipas të dhënave të para thuhet se dhëndri kishte shkuar në shtëpinë  e vjehrrit dhe të vjehrrës për të sqaruar një konflikt, por situata më pas precipitoi në konflikt me armë.

Viktima të kësaj ngjarje të rëndë mbetën Bujar Mata, 63 vjeç, Valentina Mata, 52, dhe dhëndri Majlind Lila, ndërsa ky i fundit mësohet se prej një viti bashkëjetonte me vajzën e çiftit, por nuk kishte një martesë ligjore. Në momentin e krimit vajza e çiftit të vrarë nuk ishte në shtëpinë e prindërve.

Zjarr Tv Ad