Vajzat e Limos Dizdarit letër të hapur Ramës: “Faleminderit” për indiferencën që treguat, nuk zbatuat as ligjin për vazhdimësinë e një qendre arti

0
335
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vajzat e kompozitorit të njohur Limos Dizdari, i kanë dërguar një letër të hapur keyministrit Edi Rama.

Në letër, ato shprehin shqetësimin e tyre përsa i përket Qendrës së Artit DEA në Ksamil, të cilën e kanë ngritur 23 vite më parë prindërit e tyre, Limos dhe Adriana Dizdari, por që tashmë po shkon drejt mbylljes.

Sipas tyre, shkak për këtë mbyllje është indferenca që tregoi kryeministri për të siguruar vazhdimësinë e kësaj qndre arti, duke mos zbatuar ligjin që ajo qendër të kalonte në pronësi të bashkisë së Sarandës, teksa e falenderojnë me ironi Ramën.

“FALEMINDERIT për indiferencën që treguat, ju, artist, për të siguruar vazhdimësinë e një qëndre arti, të paimagjinueshme në një zonë si Ksamili, si të tillë. Ishte gati. Adriana dhe Limos DIZDARI ua kishin bërë gati. E vetmja gjë që duhet të bënit ishte të zbatonit ligjin që të bëhej pronë e bashkisë së Sarandës. Ne ju falenderojmë, sepse për ne ky është fundi i nje epopeje trazirash të vazhdueshme. Ne ju falenderojmë, sepse ne duam që prindërit tanë të gjejnë lirinë e veprimit dhe të shijojnë jetën se kanë dhënë shumë. Por nuk besojmë që fëmijët, të rinjtë, komuniteti i Ksamilit dhe Sarandës t’ju jenë mirënjohës që lejuat që t’iu shterohet burimi i vetëm i artit të mirëfilltë”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Zjarr Tv Ad