Vakanca në Gjykatën Kushtetuese/ KED vlerëson 3 kandidaturat, ja si renditen

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, vlerësoi sot 3 kandidaturat për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas News24, KED ka përzgjedhur Gent Ibrahimin si kandidaturën e parë për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

E dyta është përzgjedhur Arta Vorpsi ndërsa Arta Marku është vlerësuar e treta nga KED. Pritet që Presidenti Bajram Begaj të bëjë përzgjedhjen e tij nga kandidaturat për të plotësuar vakancën.

Kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese

1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:

a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;

c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;

ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;

d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.

2. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere:

a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;

b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;

c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.

Zjarr Tv Ad