Vaksina e Oksfordit sërish efekte/ Po hetohet efekti i dyshuar te një vullnetar i testuar

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka stopuar sërish vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe hedhur në prodhim nga Astra Zeneca.

Në SHBA, janë pezulluar për më shumë se një javë provat klinike pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave po heton një efekt të mundshëm anësor të verifikuar te një nga vullnetarët që kanë marrë vaksinën gjatë fazës 3.

Edhe javën e kaluar, provat klinike të binjakëzimit britaniko-suedez u stopuan pasi një i testuar u shtrua në spital teksa u diagnostikua me infeksion të palcës kurrizore, që shpesh ndodh prej infeksioneve virale, por provat vazhduan pas pak ditësh pasi u vërtetua se efekti anësor nuk kishte si burrim vaksinën antiCovid.

Universiteti i Oksfordit, partneri i AstraZeneca në zhvillimin e vaksinave, pati deklaruar se reagimet anësore janë të pritshme në provat ku marrin pjesë një numër i madh vullnetarësh, në këtë rast rreth 30 mijë, kryesisht në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut

Ndryshe nga Europa, në Shtetet e Bashkuara, Institucionet rregullatore të barnave janë më hezitues për të rifilluar procesin e testimeve, që minimalisht pritet të nisin nga mesi i javës së ardhshme

Zjarr Tv Ad