Vaksina kundër gripit do të jetë falas/Na ndihmon edhe për Covid-19

0
14

Kontrolli i situatës së gipit mund të ndihmojë në përballimin më të lehtë të koronavirusit.  Situata pandemike ka risjellë edhe njëherë vëmendjen tek vaksina e gripit. Është bërë vlerësimi dhe rivlerësimi i kategorive të riskut, të cilat janë të rëndësishme për vaksinimin ndaj gripit dhe njëkohësisht janë subjekte të cilat janë dhe më të prekshme nga Covid19. Kjo kategori njerëzish do të përfitojnë falas vaksinimin kundër gripit. Ata që përfitojnë janë personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, mësuesit dhe të gjithë kujdestarët të cilët kujdesen për fëmijët si dhe fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç, sepse ata transmetojnë më shumë gripin. Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, tha se kontrolli i gripit mund të na ndihmojë edhe për Covid19. “Ne kemi bërë vlerësimin dhe rivlerësimin e kategorive të riskut, të cilat janë të rëndësishme për vaksinimin ndaj gripit dhe njëkohësisht janë subjekte të cilat janë dhe më të prekshme nga Covid19. Për shembull, personat me sëmundje kronike, natyrisht punonjësit shëndetësorë, mësuesit dhe të gjithë kujdestarët të cilët kujdesen për fëmijët si dhe fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç, sepse ata transmetojnë më shumë gripin. Shpresojmë të kemi një situatë më të mirë të kontrollit të gripit, gjë e cila do të na ndihmojnë edhe për Covid19”, tha Bino.