Avokati Altin Goxhaj ka dalë sërish në protestë në sheshin Nënë Tereza kundër vaksinimit të detyruar. Gjatë fjalës së tij në protestën e radhës, avokati ka argumentuar sesi mund të përballohet urdhri i qeverisë i cili hyn në fuqi në datën 4 janar, ku parashtrohet se punonjësit e supermarketeve dhe ata të administratës publike duhet të kenë certifikatë vaksinimi.
Goxhaj tha se Komiteti i Ekspertëve dhe qeveria akuzohet për tentativë vrasje duke detyruar punëtorët që të vaksinohen me detyrim, e cila sipas tij është një vepër penale.
“Sot kemi dy dokumente të rëndësishme për publikun shqiptar që ja kemi dhënë pjesës më të madhe. Punëmarrësi i kujton punëdhënësit sepse ti s’ke të drejtë të marrësh informacionin për shëndetin tim. Në këtë dokument i kujtohet punëdhënësit se nuk ruhen të dhënat, e-albania është bërë si Ëikepedia nuk na ruajnë informacionin fare. Mund ti aksesojë kush të dojë. Po të vaksinuarit a infektohen? Sigurisht që “PO”, po përse nuk u kërkohet llogari atyre për të bërë testin PCR? Akti që con qytetarët drejt vaksinës është një tentativë për vrasje, shumë të vaksinuar kanë humbur jetën, qindra ka edhe në Shqipëri që vaksinohen vuajnë dhe vdesin. Ti si punëdhënës ke marrë urdhër nga Komiteti i Ekspertëve që të thonë vaksinohu por mund të vdesësh. Ata nuk shpëtojnë dot nga akuza për tentativë për vrasje. Nëse e detyron atë që të jetë pjesë e riskut ti po bën një vepër penale që në kodin penal quhet vrasje apo tentativë për vdekje për shkak të detyrës”, tha Goxhaj.
“I bëj thirrje Albin Kurtit që ta heqë vendimin për vaksinimin. Kosovarët lejohen të futen në Shqipëri pa vaksinë, s’kanë pse na vendosin kushte ne ata, ti thërrasë mendjes Albin Kurti pasi ky është plan i tij me Edi Ramën”, tha një protestuese në sheshin Nënë Tereza.