Vaksinimi i personaliteteve/Denoncon aktivisti:Merr dozën e parë shoferi personal i Skënder Bratajt

0
233

Mariglen Plesati, shoferi personal i Drejtorit të Urgjencës, Skënder Brataj, është vaksinuar ditën e sotme në ambientet e Air Albania Stadium.

Aktivisti Genc Sejko ka denoncuar këtë fakt, duke bërë ironi me iniciativën e qeverisë për vaksinimin e personaliteteve.

“Vazhdon vaksinimi i personaliteteve. Merr dozën e parë shoferi i drejtorit të urgjencës,” shkruan Sejko, i cili shpërndan foton e Mariglen Plesatit, shpërndarë në rrjetet sociale pasi mori dozën e vaksinës.