Valë arrestimesh në vend/ Vihet në pranga zyrtarja e lartë e Partisë Socialiste dhe shpallet në kërkim biznesmeni i njohur

0
1855
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është arrestuar në Sarandë shefja e IKMT-së Romina Pulaj, pasi gjatë hetimeve të kryera u konstatua se ajo ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e një pallati 7 katësh, i cili rezulton se nuk kishte leje ndërtimi të lëshuar nga bashkia Sarandë.

Operacioni për arrestimin e zyrtares së Partisë Socialiste që shërben pranë IKMT-së Sarandë, është kryer nga komisariati i Policisë dhe prokuroria e qytetit, e cila kishte lëshuar një mandat arresti për Romina Pulaj dhe biznesmenit, Tando Papuçi.

Romina Pulaj, është shoqëruar nga policia në orën 24:00 të natës, teksa ndodhej në banesë me shtetasin Martin Arapin, vartësin e saj në IKMT-në Sarandë, me të cilin ka krijuar një marëdhënie përtej punës.

Ndërsa biznesmeni Tando Papuçi, është larguar duke ju fshehur policisë dhe ende deri tani nuk është arrestuar nga policia.

Shefja e IKMT-së Romina Pulaj, është ndaluar dhe aktualisht ndodhet e izoluar në komisariatin e Sarandës, në pritje për të dalë para gjykatës së Sarandës për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë përfaqësuesi i akuzës.

Veç procedimit të dy personave, zyrtares Pulaj dhe biznesmenit Papuçi, prokuroria e Sarandës, ka urdhëruar sekuestrimin edhe të pallatit 7 katësh që ndodhet duke u ndërtuar në hyrje të pallatit të Sarandës.

Ky është operacioni i parë që kryhet ndaj një funksionarit të IKMT-së në Sarandë, zonë në të cilën ndërtimet pa leje janë kthyer në modë, edhe pse kryeministri Edi Rama, pak muaj më parë ndërmori një aksion për prishjen e ndërtimeve pa lejë në zonën turistike të Ksamilit dhe jo vetëm.

Zjarr Tv Ad