Valë pastrimi te diplomatët, Cakaj largon nga puna 20 punonjës

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri në detyrë i Evropës dhe Punëve të jashtme, Gent Cakaj në një konferencë për shtyp deklaroi se Shqipëria do të ndërpresë marrëdhëniet e saj me disa prej diplomatëve nëpër botë që nuk përmbushin detyrën.

Ai foli për pastrim të radhëve të shërbimit diplomatik dhe tha se 20 prej tyre janë shkarkuar tashmë.

“Unë komunikoj se e kemi gati thirrjen publike të zëvendësimeve të vendeve të lëna vakante nga vala e pastrimit në shërbimin diplomatik. Shqipëria nuk është e miqve dhe krushqve, por e të gjithëve. Vendi meriton të përfaqësohet nga më të dalluarit që shërbejnë me pasion. Kjo përpjekje nuk fillon nga hiçi, është në vazhdën logjike që ka filluar tani dhe nuk mund të ndalet”, tha ai.

Vendimi vjen menjëherë pas rastit të indianit Nitin Sandesara, që ndonëse ishte i akuzuar në Indi për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve, rezultonte të ishte Konsull Nderi në Republikën së Shqipërisë në Nigeri. Po ashtu në Shqipëri bashkë me vëllain e tij kishte krijuar kompani investimesh.

Zjarr Tv Ad