Valteri: Po përgatis një padi për dy ministra në qeverinë Rama, do e çoj në SPAK

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Halit Valteri ka përshëndetur punën e SPAK, ku ditën e djeshme lëshoi 11 urdhër arreste për aferën e inceneratorëve, 5 prej të cilave u ekzekutuan.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Valteri theksoi se po përgatit një tjetër padi për dy ministra që janë aktualisht në qeverinë e Edi Ramës.

Ai nuk përmendi emra ndërsa shtoi se do të padisë dhe disa kompani që sipas tij janë lënë në harresë nga drejtësia.

Sot jam në krahun e SPAK që pas një gjumi letargjik dhe pas një mori dosjesh të depozituara kemi parë që janë arrestuar biznesmenë që kanë përfituar para nga inceneratorët.

Personazhe të tillë janë kudo, në çdo tender gjen njerëz të tillë. Inkurajoj SPAK që jo vetëm këta të 10 por janë dhe 110 të tjerë që dalin te letrat e inceneratorëve. Po përgatis një padi tjetër për ta depozituar në SPAK, ku janë dy ministra të qeverisë Rama dhe disa kompani që janë lënë në harresë”- u shpreh Valteri.

Zjarr Tv Ad