Valverde zbulon gjendjen shëndetësore të Leo Messit

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ishte personazhi kryesor në aktin përmbyllës të librit “Relats Solidaris”, përfitimet nga shitja e të cilit do të kalojnë në llogarinë e “Open Arms”, një organizatë joqeveritare në favor të shpëtimit të emigrantëve në Detin Mesdhe.

Në ceremoninë e prezantimit të librit, të drejtuar nga gazetari Sergi Mas, numri 1 i katalanasve jo vetëm foli për përfshirjen e tij në projekt, por (në një mënyrë të shkurtër, pa dyshim) iu është përgjigjur disa pyetjeve mbi situatën në kampin katalanas.

Në lidhje me gjendjen fizike të Leo Messit, i cili pësoi një kontrakturë të muskujve të kofshës 10 ditë më parë dhe për të cilin thuhet se ende ka siklet. “Leo është shumë i mirë. Sot është trajnuar në mënyrë të përkryer dhe është në planet tona për atë që po vjen”, – tha Valverde.

Një tjetër emër, për të cilin është pyetur ai, ka qenë Samuel Umtiti. Referuar situatës së qendërmbrojtësit franko-kamerunas, Ernesto Valverde shpjegoi:

“Situata e Umtiti është e ndryshme nga Messi. Është e mundur që Sam të jetë së shpejti me ne, por nuk mund të them nëse të shtunën apo të marten. Ne duhet të vlerësojmë shumë gjëra”.

 

Zjarr Tv Ad