Nga Ylli DYLGJERI
Vampirin politik e kemi ne udheheqje!
Kryeministri Rama ne faqen e Tij ne FB shkruan lidhur me tragjedine e vajzes 7-te vjecare qe u vra dje tragjikisht nga polici i shtetit Arjan Tase ne Potam te Himares:
“Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se çdo herë tjetër, ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s’lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar!” – thote Ai.
Pra, mbare opinionin publik, qytetaret, gazetaret, artistet, individet, etj, qe reaguan e derdhen lot per ngjarjen e tmershme, i quan vampire politik!!!
Per te kuptuar vampirin politik fillimisht duhet te sqarojme se:
Cfarë është një Vampiri?
Vampiret kane pothuajse po aq karakteristika të ndryshme sa edhe legjendat e tyre. Legjenda thote se vampiri i pare ka lindur ne Serbi. Aty ka vendbanimin dhe varrin. Karakteristika kryesore e vampirëve është se ata pinë gjakun e njeriut. Ata zakonisht kullojnë gjakun e viktimës së tyre duke përdorur dhëmbët e tyre të mprehtë, duke i vrarë dhe duke i kthyer në vampirë.
Po Vampiret Politike?
Vampiret politike sipas kohes qe jetojne jane te tere ato individe, shtetare, te zgjedhur, apo funksionar, gjygjtare e prokurore, gazetare, seksere qe duke i pervetesuar te mirat materiale i “pine gjakun popullit” duke i vjedhur mjetet e jeteses, honoraret, duke i mashtruar keshtu ne jeten e perditshme.
Sot nuk eshte me
e veshtire per ti dalluar Vampiret politike.
Ato kane emra, e-maile, Fb, llogari 200 milionshe ne
Offshore, pseudonime, foto, adresa vilash, restorantesh, fshatrash turistik, parcela droge, skafe e targa mjetesh, kane numra te te burgosurish ne kurriz.
Adresari i tyre fillon
nga polici kontrabandist droge ne Potam,
e deri te zinxhiri komandues ne kupolen e larte te shtetit, te Kryeministri i vendit qe edhe pse cmimi i vajit, orizit, sheqerit bie ne Burse, Vampiret politike vazhdojne ta rrisin cmimin.
Per ta ilustruar vampirin politik me figuren e KRYMINISTRIT boll te shohim drejtimin e Tij, abuzimin te Inceneratoret, koncesionet, PPP, borxhi publik, largimet masive te rinise, arrestimet e kolegeve, bashkepuntoreve, e deri te krijmtaria e Tij ne vizatimet me figura vampiresh, ne veshjen e Tij me te zeza tipike e vampireve, ne gjuhen e shthurur me opoziten, familjet, grate e vajzat qe e kane shoqeruar ne jete. Bemat e Tij ne keto mardhenje jane shfaqe tipike te vampireve te etur per seks e dhune.
Kaq… per ta kuptuar ku e kishte fjalen sot Kryeministri.