Vangjel Tavo tallet me Bledi Çuçin për afrimin e Ediola Brahos me PS: Mos more çfarë na bëre…

0
341
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ditën e sotme ka bërë të ditur se një tjetër ish-deputete është larguar nga LSI-ja. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Çuçi bën me dije se Ediola Braha i është bashkuar PS-së.

Në fakt Ediola Braho ka qenë pjesë e PS-së prej dy vitesh dhe nuk ishte pjesë e strukturave të saj që kur vendosi të votonte vetëm ligjet e PS. Braho mori mandatin pas largimit nga Kuvendi të PS dhe LSI dhe prej vitesh e quan veten përfaqësuese të PS.

Ish-ministri Vangjel Tavo ironizon deklaratat e Çuçit dhe thotë se nuk është LSI, por Rilindja drejt shkërmoqjes. “Po ç’na bëre more Bledi!? Po si na e bëre këtë o Bledi!? Po si na e more o Bledi!? Po si nuk e kuptove prej dy vitesh kur të erdhi në zyrë (të kujtohet?) që ishte e juaja o Bledi!? Po si nuk e kuptove që ishte e juaja teksa votonte çdo ligj të “Rilindjes”, o Bledi!? Po si nuk e kuptove o Bledi, se sa talent kishte dhe sa e vlefshme ishte për “Rilindjen” kur e përzgjodhët relatore të ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor? Mos more Bledi çfarë na bëre! Na more një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare! Sa për shkërmoqjen, o Bledi, është “Rilindja” drejt shkërmoqes totale më 25 prill. Asgjë e askush nuk mund ta ndalë më karrocën e “Rilindjes” tashmë të drejtuar drejt greminës”,- deklaron Vangjel Tavo në Faceobook.

 

Zjarr Tv Ad