Analisti Lorenc Vangjeli thotë se Presidenti i ri i Republikës do të jetë zgjedhje ekskluzive e kryeministrit Edi Rama.
Vangjeli thotë se Rama do të zgjedhë dikë pa ambicie politike dhe që do të pranojë menjëherë supermacinë e kryeministrit. Sipas Vangjelit, menjëherë pas zgjedhjes së presidentit,Rama do të bëjë ndryshime në qeveri.
“Përtej çdo spekullimi, do të zgjidhet me votën tek pullë të Edi Ramës që do ta imponojë te të tjerët. Edi Rama është një personazh me shumë personalitete, me personalitet të shumëfishtë. Te ai njeri shikon disa personazhe brenda. Po të shikosh polifoton e qeverisë së tij do të shikosh Edi Ramë brenda.
Edhe te presidenti do të shikojmë një alter ego të Edi Ramës. Do të jetë dikë që do pranojë supermacinë e tij. Tek i cili përveç kafes së parë të urimit të punës do t’i çojë edhe dekretin për të ndryshuar polifoton e qeverisë”, u shpreh Vangjeli në emisionin “Të paekspozuarit”.