Vangjush Dako voton në Durrës, komisionerët e PS ngrihen në këmbë për t’a nderuar

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari aktual i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ka votuar sot në Durrës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Dako, voton sot pas tri mandateve në drejtimin e bashkisë së Durrësit, një nga bashkitë më të mëdha në vend.

Në momentin që Dako ka hyrë në Qendrën e Votimit, siç shihet edhe në foto, të gjithë Komisionerët e PS janë ngritur në këmbë për t’a nderuar.

Në Durrës garojnë dy kandidate Valbona Sako dhe Valbona Sakollari.

Dako njihet ndryshe edhe si “Akullorja”, pas deklaratës së tij të bujshme kur u përgjuan përgjimet e BILD, pasi deklaroi se ishte i pastër si një akullore.

 

Zjarr Tv Ad