Varhelyi: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, prioriteti më i rëndësishëm gjeostrategjik

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioneri për Zgjerimin Europian, Oliver Varhelyi ka deklaruar se integrimi i Ballkanit Perëndimor, duhet të jetë prioriteti më i rëndësishëm gjeostrategjik.

Përmes një postimi në twtter, diplomati i BE bën me dije se ndihma për të përshpejtuar këtë proces do të jetë 30 miliardë dollarë. Sipas tij kjo ndihmë do të transformojë të ardhmen e të rinjve në rajon.

“Në këto kohë të trazuara,integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet prioriteti më i rëndësishëm gjeostrategjik. Mbështetja jonë është ndërtuar mbi 30 miliardë #EIP për të përshpejtuar procesin dhe për të ofruar një të ardhme tërheqëse për #Rininë në rajon”, shkruan Varhelyi.

Zjarr Tv Ad