Varhelyi nga Brukseli: Reforma në Drejtësi po ecën fuqishëm, Shqipëria i ka plotësuar kushtet për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare

0
213
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar në Bruksel një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të BE, siç është Joseph Borrell dhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ky i fundit gjatë fjalës së tij tha se reforma në drejtësi po ecën mirë dhe Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Varhelyi tha ndihma e BE në Ballkan nuk ka mmunguar dhe nuk do të mungojë, pasi Europa dëshiron që të jetë faktor ndihmues në këtë rajon.

Sa i takon zgjedhjeve të 25 prillit, komisioneri tha se kanë porositur qeverinë dhe autoritetet që të marrin masat e duhura që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Zjarr Tv Ad