Varhelyi ngre zërin ndaj BE-së për integrimin e Shqipërisë: Nuk kemi kohë për të humbur, jam i zhgënjyer

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioneri përgjegjës për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi, ndodhet në një vizitë në Sofje nga ku ka ngritur shqetësimin për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Çështja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është kur do fillojmë procesin e negociatave të anëtarësimit. Nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, që jemi ende duke vazhduar të diskutojmë këtë çështje. Ne menduam, se e kishim zgjidhur dy vjet më parë dhe tani kjo është sërish në tryezë” ka deklaruar ai.

Ai është shprehur se është i gatshëm që vizitojë Sofjen sa herë të jetë e nevojshme duke shpresuar që në muajin qershor të kemi një zgjidhje.

“Nëse ke pushtet dhe nuk e përdor kjo konsiderohet nga të tjerët si kapitullim, dorëzim i pushtetit tënd dhe i kapaciteteve të tua. Ndaj, ne duhet t’i besojmë vetes tonë dhe fuqisë që kemi dhe mendoj, se të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian duhet t’i besojnë natyrës transformuese të zgjerimit tê Bashkimit Europian.

Jam gati të vij sa herë të jetë e nevojshme për të zgjidhur këtë çështje dhe për të qenë gati për në qershor. Lufta në Ukrainë na tregon, se jo vetëm që nuk kemi kohë për të humbur, por nuk kemi as interes për të humbur kohë” ka theksuar komisioneri Varhelyi duke iu referuar nevojës urgjente për zgjidhjen e ngërçit mbi çështjet bilaterale midis Maqedonisë sê Veriut dhe Bullgarisë dhe mundësisë për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në qershor, para përfundimit të presidencës franceze të BE-së.

Zjarr Tv Ad