Ish-kryeministri Sali Berisha sulmon kryeministrin Edi Rama dhe ministren Ogerta Manastirliu, duke thënë se prej 6 javësh kanë mbajtur të fshehur prezencën e variantit britanik të Covid-19 në Shqipëri, për qëllime elektorale.
Berisha “lëshon gojën” për ministren, duke e quajtur atë “ndrikull hajnia”, dhe thotë se për shkak të feshehjes së prezencës së variantit të ri të virusit, qindra e qindra shqiptarë kanë vdekur.
“Çdo vend tjeter paperjashtim shfaqjen e ketij virusi e shoqeroi me masa te rrepta per kufizimin e perhapjes se tij kurse dyshja famezeze Xhahili i Surrelit – ndrikull Hajnia masa e vetme qe moren eshte fshehja per jave te tera per motive elektorale e pranise se tij ne Shqiperi me pasoja vdekjen e qindra e qindra qytetareve nga ky virus dy here me vrases se sa virusi i zakonshem”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri.
Ndërkohë, prej dy ditësh demokratët kanë reaguar ashpër për shfaqjen e fotove të kundërshtarëve politik nga Rama, në disa momente “të sikletshme”. Sipas tyre, të gjitha shoqatat duhet të reagonin për këto foto, që në fakt janë publike.
Por, vetë ish-kryeministri Berisha përdor një gjuhë tepër të rëndë ndaj ministreve dhe grave socialiste, si në këtë rast kur e quan Manastirliun “ndrikull”.