Varianti Delta në Shqipëri? Flet Ogerta Manastirliu: Në laboratorë nuk kemi verifikuar asnjë rast…

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Shqipëri nuk ka hyrë ende varianti Delta i koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në seancën e sotme të Kuvendit.

Megjithatë, sipas Manastiliut, nuk duhet ulur vigjilenca, ndërsa ka shtuar se institucionet shëndetësore, vijojnë të jenë në alert për këtë variant të ri që rezulton të jetë më i ashpër se varianti normal i koronavirusit.

“Është e vërtetë që situata në vendin tonë ka tregues pozitiv prej 15 javësh, me një rënie të qëndrueshme të të gjithë indikatorëve. Por ka një alert, që është alerti për shkak të variantit të ri Delta, që është identifikuar në vendet e Rajonit. Nga OBSH vlerësohet si variant i ri që ka ngjallur shqetësim. Ndaj kërkohet një kujdes maksimal. Ne do të ndjekim rekomandimet e ekspertëve. Nga sot zgjatet ora policore deri ne orën 00:00.” tha Ministrja Manastirliu.

Kujtojmë se nga sot, hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid, ku qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin një orë më shumë, ndërsa mbyllja do të bëhet nga ora 00:00 – 06:00.

Zjarr Tv Ad