Vasii pyet Ramën: ‘Pse e futët Ushtrinë 30 orë pas grabitjes?’

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i është rikthyer edhe njëherë grabitjes në Rinas dhe debatit për futjen e ushtrisë për të mbrojtur aeroportin.

Vasili shkruan se Ushtria u fut në Rinas 30 orë pasi grabitjes së 10 milion eurove. Po pse pas 30 orëve. Në dorë të kujt ishte Aeroporti?

‘Skandali!! Ushtria u fut në Rinas vetëm 30 orë pas grabitjes së 10 milion euro. PSE vetem pas 30 oreve???

Lleshaj tha:

“U tha që është cenuar siguria Kombëtare, por edhe mund ta pranojmë këtë, por siguria Kombëtare e vendit nuk ka rënë. Qeveria mori masa të shpejta, të forta për të marrë nën kontroll, që ky aset i rëndësishëm i sigurisë së vendit, të mos përsëritet”.

Ndersa Ministria e Mbrojtjes konfirmoi ne faqen e saj zyrtare se:

“Prej mbrëmjes së të mërkurës, efektivë të Policisë Ushtarake bëjnë patrullimin e perimetrit të sigurisë së aeroportit”.

Po per 30 ore rresht ne dore te kujt ishte Aeroporti???

Me qe qeveria do te fuste ushtrine,kush ja ndali doren per 30 ore rresht per ta bere????

Per 30 ore kush e kontrollonte sigurine kombetare te tronditur???

Per 30 ore avionet e linjave te ndryshme u ulen dhe u ngriten dhe mijra qytetare udhetuan permes rinasit kush e garantonte sigurine e tyre???

Eshte e qarte edhe per qytetarin me te fundit, qe futja e ushtrise ishte nje shoë ose ndryshe nje rrumpallë kriminale per te hedhur hi syve opinionit dhe kaq.

Kur per 30 ore cdo gje vazhdonte normalisht ne Rinas dhe ushtri s’kishte gjekundi tregon qarte se ushtria u be ne menyre te turpshme pjese e nje farse te nje qeverie te kapur dhe te rene.

Prokuroria te pakten hetimit te ketij turpi te shperdorimit te ushtrise nuk i iken dot.

Ushtria u perdhos perfundimisht dhe padrejtesisht nga gangsteret e qeverise.”, shkruan Vasili

 

 

Zjarr Tv Ad