Vasili: 17 maji i 2017 e polli sot këlyshin e 18 majit, marrëveshjen Balla-Alibeaj

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkrytari i LSI-së, njëkohësisht deputet, Petrit Vasili ka hedhur akuza të rënda sot ndaj Enkelejd Alibeajt.

Sipas Vasilit, marrëveshja e 17 majit 2017 mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, sot ka prodhuar një këlysh të 18 majit.

Vasili e quan këtë marrëveshje si incenerator-marrëveshja.

‘17 maji i 2017 e polli sot këlyshin e 18 majit ose incenerator-marrëveshjen Balla-Alibeaj!

Në fund të estradës së këlyshit te 18 majit, rripi i pantallonave të Ramës do të shkojë në presidencë, që Rama ta lirojë e ta shtrëngojë sipas qejfit.

Se rripi pa gojë, pa sy dhe pa veshë është….tamam siç i duhet Ramës.

Këlysh marrëveshja e 18 maji do të organizojë me bisht në shalë, me kokën poshtë dhe e përdhunuar edhe ceremoninë e dërgimit të Rripit në presidencë siç i ka hije çdo këlyshi’,- shkruan Petrit Vasili në Facebook.

Zjarr Tv Ad