Nënkryetari i LSI, deputeti Petrit Vasili ka reaguar nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ për krizën gjasme të krijuar nga kryeministri Rama. Mashtrimet e Ramës, u tërhoq më mbrapa u shpreh ai..
STATUSi i Vasilit
Abortimi i krizes së kryeministrit frikacak dhe drejtesia e kapur! Abortimi i gjasme krizes energjitike erdhi shume shpejt si cdo mashtrim i trashe i ketij kryeministri te kapur dhe vulgar.Rama foli per kataklizem energjitike, foli e tha qe çmimet jo vetem do te rriten, por nuk do te ulen edhe kur kriza te kete mbaruar.Por sapo qe i gjithe opinioni dhe politika u ngrit ne kembe dhe provoi qe kjo ishte thike pas shpine per shqiptaret e varfer dhe mashtrim per te mbuluar baderdine me parate publike nga qeveria OSHE dhe KESH, Rama i trembur gjer ne palce u terhoq turpshem.U tund mali dhe polli nje mi!Kataklizmoja u harrua dhe na doli qe gjendja ne hidrocentralet qenka e mire.Deklaratat apokaliptike te se djeles se shkuar te kryeministrit u harruan dhe veç dihatjes histerike dhe shqyerjes se syve te aktrimit mashtrues nuk mbeti asgje tjeter.
Por mbeti edhe fakti qe strategjia e piset e kryeministrit ishte: te provojme t’ua rrisim çmimin e energjise, po e hengren dhe nuk reaguan mire, ne te kundert terhiqemi sikur s’ka ndodhur gjē.Ky mashtrim i rende publik ishte paradhoma e nje gracke te re te menduar nga Rama dhe te tijte per te mbushur arken e boshatisur te shtetit me gjakun dhe sakrificat e shqiptareve duke u futur edhe te buka e gojes se tyre.
Kryeministri frikacak abortoi dhimbshem dhe ne fund te te gjithe kesaj krize si furtune ne gote mbeti vetem fakti qe rrogat e pensionet nuk do te rriten kurre sa te jete Rama!Asgje e re kur dihet qe per kete kryeminister shqiptaret nuk ekzistojne sepse ekzistojne vetem miliardat e koncesioneve, qe ndahen me oligarket, ekzistojne qindra tendera sekrete dhe te hapur, qe grijne miliona etj etj.Por asgje nga keto nuk ka rendesi pasi dihet qe kryeministri eshte i akaparuar nga mijra interesa te tjera te errta, te cilat jane te gjitha kunder shqiptareve!
Por ka shume rendesi vetem nje çeshtje, ne kete moment kur shperdorimi i postit te kryeministrit ka arritur kulmin dhe qe eshte roli i drejtesise perballe abuzimit te dhunshem te postit shteteror dhe pasojave qe ai ka mbi njeriun e thjeshte.Ndaj te gjithe pyesim me ze te larte:Perse SPAK-u ka taposur gojen?Perse SPAK-u mbyll syte dhe nuk heton Qeverine OSHE dhe KESH per shperdorimin e tmerrshem me parate publike dhe demin kolosal?
Perse SPAK- nuk heton kryeministrin qe shperdoron pushtetin per deklaratat destabilizuese per gjoja krize duke tronditur shqiptaret?Edhe sa kohe SPAK- u do vazhdoje te funksionoje me regji?Edhe sa kohe SPAK- u do vazhdoje eskursionet nga Lushnja, Pogradeci,cironkat e deri tek RTSH, por pa u ndalur kurre e kurre te qeveria? Kjo krize e stisur nga Rama kerkon ndeshkim shume te rrepte nga drejtesia.Kjo Drejtesi e ashtuquajtur e “re” nuk perballet me kete manipulim publik kaq te rende, nuk perballet as me baderdine e OSHE dhe te KESH, nuk perballet as me Teatrin, Inceneratoret, Becchetin? Atehere ç’dreq drejtesie eshte kjo??