Vasili akuzon Ramën: Kryeministri po pastron para

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi në një dalje për mediat se në vend po bëhet një pastrim i madh parash.

Vasili akuzoi se nëpërmjet operacioneve të pastrimit të parave po bëhet miliarder kryeministri Edi Rama.

“Në Shqipëri po bëhet një pastrim i madh parash. Pastrimi i parave është peng në duart e një njeriu, kryeministrit të Shqiqërisë. Nëpërmjet këtyre operacioneve ai bëhet miliarder, ndërkohë mijëra shqiptarë dhe bizneset e vogla rrënohen e mjerohen. Shqipëria është në një moment ulëritës. Kjo vërtetohet edhe nga raportet e policisë gjermane, raporteve europiane e ato të DASH”, tha Vasili.

“Le të dalim të gjithë bashkë në protestë dhe të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Çdo shqiptar që mbyll sytë po gatuan një të ardhme të zezë”, shtoi Vasili.

 

Zjarr Tv Ad