Vasili: Hajdutët e rilindjes kundër Kushtetutës, këta maskarenj do izolojnë shqiptarët

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër pas nismës së shumicës për të ndaluar deri në 10 vjet të dalë jashtë shtetit, këdo që do të kryejë krim elektoral. Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se “Kushtetuta e Shqipërisë në Nenin 38 pika 2 përcakton shumë qartë: “Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit”.

“Hajdutët e votave të rilindjes kundër Kushtetutës, që garanton prerë lirinë e lëvizjes jashtë shtetit!! Kushtetuta e Shqipërisë në Nenin 38 pika 2 përcakton shumë qartë: “Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit “. Gangsterët e qeverisë si hajdutë zgjedhjesh të provuar botërisht, paraqisin disa ndryshime idiote të mbështetur edhe nga disa idiotë të tjerë në parlamentin e mbeturinave, që gjoja do tu ndalokan shqiptarëve të dalin jashtë shtetit për 5 deri 10 vjet për prekje të zgjedhjeve”, shkruan Vasili.

Sipas tij, “Këta maskarenj,që flasin për reformën në drejtësi etj demagogjira si këto kundër Kushtetutës do të dalin? Ku e gjejnë guximin e flasin për votën dhe procesin zgjedhor këta që bashkë me kriminelët kanë kryer masakrën më të rëndë zgjedhore në Shqiperi? Po si mundet tu shkojë mendja që një Shqipërie të ndarë në dysh ku gati gjysma ndodhet jashtë vendit ti preket liria e lëvizjes? Po Kushtetutën e Shqipërisë që është aq e qartë dhe e prerë në këtë liri bazike këta hajdutë votash do ta dhunojnë e shkelin? Pra këta duan që shqiptarët të izolohen nga bota dhe familjet e tyre jashtë vendit”.

Më tej Vasili shprehet se kjo që bën Rilindja është krim i jashtëzakonshëm. “Këta kriminelë duan ti pengojnë shqiptarët,që të ndajnë gëzimet, hidhërimet dhe problemet shëndetësore me milionat e shqiptarëve,familjare dhe miq të tyre, që jetojnë jashtë Shqipërisë. Për gangsterët e votave as Kushtetuta nuk vlen asnje grosh. Ky është krim i jashtëzakonshëm, ndaj të gjithë duhet të jemi në këmbë dhe të palëkundur deri në fund, për të mbrojtur liritë tona themelore,që janë liria e votës dhe e liria e lëvizjes, dy liri që vetëm diktatura komuniste na i rrëmbeu për 50 vjet”, përfundon Vasili

Zjarr Tv Ad