Vasili: Ja ç’thonë vetë pesë protagonistët për derexhenë e Reformës në Drejtësi

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi sot se “drejtësia e kapur, shërohet vetëm me skaner dhe identifikim të përgjegjësve” dhe citoi me emra, drejtuesit e këtij sistemi “për derexhenë se ku ndodhet reforma në drejtësi”, siç e cilësoi.

Mesazhi i Petrit Vasilit:

“Drejtësia e kapur shërohet vetëm me skaner dhe identifikim të përgjegjësve!  Zhgënjimi i thellë me drejtësinë ka kapluar të gjithë shqiptarët. Kolapsi i sistemit të drejtësisë është fakt. Kapja e drejtësisë nga Rama e rilindja, pandëshkueshmëria dhe asfiksimi real i saj janë fakte në dritën e diellit. Drejtësia është e kapur! Propaganda e sponsorizuar në mënyrë histerike nga qeveria dhe jo vetëm, thjesht po shton zemërimin dhe indinjatën sepse faktet ulërijnë. Rreth 60 milionë euro janë shpenzuar vetëm nga BE pa llogaritur këtu milionat e shpenzuara nga SHBA dhe nga vetë qeveria shqiptare, pasi fatura financiare rëndohet shumë…! Po ku janë rezultatet?! Dështimin dhe faktet i ofrojnë po vetë aktorët e të ashtuquajturës reformë në drejtësi. Them të ashtuquajturës, sepse tashmë ne po shohim vetëm mballomat dhe arnat ndërsa reforma e miratuar me 140 vota në 21-22 korrik s’po duket më gjëkundi.Ja çfare thonë vetë protagonistet për derexhenë se ku ndodhet reforma në drejtësi.:

Naureta Llagami Kryetare e KLGJ :

“Dua të pasqyroj këtu që situata në sistemin gjyqësor, ne nuk jemi krenarë, është shumë e vështirë.  Situata sot në Gjykatën e Apelit është shumë problematike. Gjykata e Apelit është thembra e akilit. Nga 75 gjyqtarë që duhet të ofrojnë shërbimin, 25 gjyqtarë ka”.

Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm thotë:

“Situata në disa nga prokuroritë e vendit është mjaft e renduar për shkak të avancave që krijohen. Në vjeshtë kjo situatë do të rëndohet edhe bëhet më e vështirë. Rrezikojmë që stoku i dosjeve të bëhet i papërballueshëm në kushtet e vonesës së strukturimit. Krijimi i SPAK si prokurori më vete ka krijuar dualitet brenda organit të akuzës. Rekomandimet e qeverisë i përcillen prokurorisë së përgjithshme por kjo nuk ka asnjë kompetencë mbi gjykatën. Sot prokurorët shqiptarë punojnë në kushte primitive. Gjithçka me letër, gjithçka në dosje fizike. Suksesi në këto kushte është i pamundur”.

Arben Kraja Drejtuesi i SPAK-ut thotë: “Hetuesi janë nga 10-15 në një ambient të përbashkët. Për të mos harruar problemi pagave, ku e gjithë struktura nuk e merr pagën e plotës sikurse e parashikon ligji”.

Vitore Tusha Kryetare e Gjykates Kushtetuese: “Mos miratimi i buxhetit nga Kuvendit për buxhetin e Gjykatën Kushteuese, ka kufizuar punën e saj”.

Ulsi Manja Minister i Drejtesise:

“Aktualisht, janë vetuar 450 gjyqtarë e prokurorë, 60 % e të cilëve ose janë larguar, ose janë dorëhequr nga sistemi, një shifër e paprecedent kjo në lëmin e drejtësisë shqiptare”. Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg ka denuarpak dite me pare per nje ceshtje me gjobe deri ne 5 mije euro qeverine shqiptare per vonesat disavjecare ne gjykim. Mendoni qe ia dhjetëra mijëra çeshtje e ka mjaft prej tyre qe kane me shume se 5 vjet qe presin dhe ky precedent i Strasburgut mund te shkaktoje nje denim me dhjetra milion euro. Por skaneri i reformes ne drejtesi tregon qarte se problemet jane edhe me te renda: 1.Dhjetëra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar që nga Gjykata e Lartë me 36 mijë dosje e deri te gjykatat e të gjitha niveleve ku mbi 70 mijë të tjera janë bërë stivë.

  1. Në pesë vitet e fundit, volumi i punës ne gjykata është rritur nga dyqind në dymijë dosje për çdo gjyqtar, ndërsa koha mesatare e zgjidhjes së një çështjeje është rritur mesatarisht nga 180 ditë në 730 ditë.
  2. Asnjë strategji nuk u hartua për të zgjidhur kolapsin total të Sistemit Gjyqësor në të gjitha nivelet, ku mungesat në personel janë kritike.
  3. Afatet kushtetuese të Reformës në Drejtësi1 të votuar në 21-22 korrik u shkelën të gjitha dhe asnjë përgjegjësi nuk ka dalë për këtë, por përkundrazi e kanë kthyer Kushtetutën në një letër pa vlerë.
  4. Dhjetëra ligje të Reformës në Drejtësi janë ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, pa konsultim me Komisionin e Venecias, vetëm me nisma të njëanshme të qeverisë dhe janë miratuar nga një parlament jolegjitim dhe njëpartiak.

6.Në depolitizimin politik rilindas me vellezer e motra e kusherinj te ministrave ne emerimet e anetare te Komisioneve te vetingut eshte fakt dhe shkak per mosbesimin ndaj vleresimeve te tij.

  1. Konkurrimi për vendet e reja në sistemin e drejtësisë ishte fiktiv, pa garë dhe pa numrin minimal të konkurrentëve për çdo post, duke bërë kontrollin e plotë të procesit nga Rilindja, duke ulur dukshëm cilësinë dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë.
  2. KED u bllokua për një kohë të gjatë në dhunim të Kushtetutës dhe ligjit me qëllimin e vetëm, atë të kapjes së tij nga Rilindja. Shorti i hedhur nga Kryetari i Parlamentit Meta u pengua nga Rilindja edhe nga ndërkombëtarët duke lënë qëllimisht vendin pa Gjykate Kushtetuese për tre vjet rresht dhe ende sot të paplotësuar.
  1. Gjatë procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua tentativa mafioze e kryetarit të KED, Dvoranit për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ishin kompetencë e Presidentit.
  2. Vetingu u katandis në një Inspektoriat të Deklarimit të Pasurisë dhe asgjë më shumë. Funksionoi me standarde të dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit që shprehej:“vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vetingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos pasur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.11.Rezultatet e sondazhit te kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe mbeshtetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine flasin qarte: Sondazhi provoi se 63.3% e qytetareve nuk e besojne vetingun. 63.3 % e qytetareve mendojne se vetingu, ashtu sic po zhvillohet, nuk eshte nje proces i drejte. 62.5% e qytetareve u shprehen se vetingu nuk do ta pastroje drejtesine. 12.Komisionet e Vetingut kane perbuzur jo pak here konstatimet shume serioze te perfaqesuesve te ONM duke shtuar edhe me shume mosbesimin ndaj vleresimeve te bera.
  3. Gjykata dhe BKH filluan funksionimin pa numrin e ligjshëm të anëtarëve të tyre.
  4. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë sot pa numrin e plotë të funksionimit të tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.
  5. Institucionet e reja u ngritën me shkelje skandaloze të ligjit duke filluar nga KLP dhe KLGJ, ku u zgjodhën anëtarë të tyre gjithfarë personash në dhunim te hapur me ligjin:
  6. disa, që ONM i rrëzoi si të padenjë,
  7. disa, që kishin qenë spiunë të sigurimit,
  8. disa, që kishin bërë gjyqe politike në kohë të komunizmit,
  9. disa, që kishin bere evazion fiskal.
  10. Prokurorja e përgjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 duke dhunuar rëndë Kushtetutën e miratuar në 21-22 korrik 2016. Kjo Drejtesi e cila eshte realisht ne intubim, sherohet vetem me skaner, trasparence, principialitet dhe identifikim te pergjegjsve!!
Zjarr Tv Ad