“Shihni videon dhe kuptojeni se çfarë mjerimi shtetëror dhe intelektual është ulur në karrigen e Kryeministrit”. Kësisoj Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, ka ftuar ndjekësit në faqen e tij në FB që të shikojnë sa ‘qesharak është momenti i delegimit nga Edi Rama, të kompetecave të veta edhe si Ministër i Jashtëm – tek i zgjedhuri i tij në krye të këtij institucioni delikat, Gent Cakaj’.
“Edi Rama deklaroi më 23 janar të vitit 2019 në Ministrinë e Jashtme, – shkruan Vasili, – se nuk do të ishte fare Ministër i Jashtëm dhe i dha edhe dekretin publikisht Cakës e tha:“Unë i nënshkruari Edi Rama, në funksionin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme, i delegoj zotit Gent Cakaj, zëvendësministër për Punë të Jashtme, detyrën e drejtimit të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme dhe përfaqësimit të ministrit për Punë të Jashtme brenda dhe jashtë vendit”.
Por, po ky karnaval Kryeministër u ul në OSBE si Ministër i Jashtëm e mbajti edhe fjalim, mbajti edhe konferencë shtypi ekzemplare dhe historike për gafat dhe broçkullat prej shkollëpakti që foli.
Është apo nuk është Ministër i Jashtëm ky apo Cakaj?!
Kjo është pyetje për njerëzit me logjikë, me arsye dhe me shkollë. Për ca njerez si keta që janë greminë morale dhe të shkollëpakësisë, kjo pyetje nuk vlen. Shiheni videon të nderuar miq dhe kuptojeni se çfarë mjerimi shteteror dhe intelektual eshte ulur ne karrigen e kryeministrit.”