Vasili: Kushtet e Gjermanisë, detyrim i qeverisë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një deklaratë për shtyp, tha se kushtet e vendosura nga Gjermania për hapjen e negociatave janë detyrim për qeverinë. Sipas Vasilit, problem nuk është opozita, por Rama që vendos kriminelë në parlament dhe në krye të bashkive

‘Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Para pak minutash Edi Rama përfundoi parashtesën e tij gënjeshtare duke u përpjekur që të kallaisë dështimin dhe izolimin që u bëri peshqesh shqiptarëve lidhur me integrimin europian.

Shqiptarët dëgjuan sot që sipas Edi Ramës fajin për integrimin Europian te ngecur në vend të Shqipërisë e paska Evropa, e cila ka probleme mes vetes, Europa e vlerave të mëdha demokratike, Europa ku ne aspirojmë të hyjmë, Europa, për të cilën ne po bëjmë gjithçka për të hyrë, qenka ai problemi dhe nuk është Edi Rama. Njëherazi, është opozita shqiptare dhe jo Edi Rama.

Të nderuar qytetarë dhe qytetare jemi këtu së bashku për të ndarë disa të vërteta të mëdha, të cilat ju i njihni, por është shumë e mirë t’i sjellim në vëmendjen e gjithësecilit për të mos i harruar më kurrë. Qenka problem opozita shqiptare që nuk hapen negociatat dhe nuk qenka Edi Rama që vendos kriminelë në Krye të Bashkive edhe kur voton dhe numëron vetëm me partinë e tij.

Qenka problem opozita dhe nuk qenkan problem koncesionet kriminale me miliarda, për të cilat flasin të gjitha institucionet ndërkombëtare, të cilët po rrënojnë ekonominë shqiptare dita ditës dhe po e çojnë atë drejt një kolapsi të sigurt.

Qenka problem opozita dhe jo krimi i organizuar që është i ulur këmbëkryq, i cili ha e pi me kryeministrin, i cili ndan paratë me kryeministrin, i cili ndan pushtet me kryeministrin dhe me gjithë qeverinë e tij.

Qenka problem opozita dhe jo korrupsioni që është ulur këmbëkryq në çdo qelizë të qeverisjes së vendit dhe ku ai evident qindra milionësh, në mes të Tiranës, por dhe në çdo skaj të Shqipërisë duke kaluar oqeanin dhe duke shkuar korrupsioni ynë deri në SHBA. Këto të vërteta të mëdha s’qenkan problemi, por qenka problem opozita, e cila i denoncon këto të vërteta të mëdha, të cilat i njohin të gjithë shqiptarët, por i njohin dhe partnerët e ndershëm ndërkombëtarë.

Qenka problem opozita dhe nuk është problem Edi Rama që shkel dhe dhunon Kushtetutën që miraton ligje të gjitha antikushtetuese, shumë i lumtur ngaqë nuk ka Gjykatë Kushtetuese, këto ligje nuk mund të kthehen dhe oligarkët e tij të përfitojnë qoftë dividendit gjysmë për gjysmë, qoftë koncesionet qindra milionëshe, ku vetëm para pak javësh, mbi rreth 400 milionë eurosh u ndanë për 2 bishta rruge të cilat vlenin 10 herë më pak. Ky nuk qenka problem, qenka problem opozita që i ka denoncuar dhe këto të vërteta i njohin të gjithë shqiptarët, qenka problem opozita dhe nuk qenka problem Edi Rama, i cili bën votime kundër ligjit, pa ligj në shkelje të Kushtetutës dhe për këtë arsye është i gatshëm t’i futet betejës për të shkarkuar Presidentin, i cili evitoi gjakderdhjen, evitoi konfliktin e tmerrshëm civil, tension i jashtëzakonshëm brenda vendit dhe u bë garant i pluralizmit politik dhe jo Edi Rama që bëri votime moniste, fitoi 100% të pushtetit si në asnjë vend të BE-së apo aspirant për të hyre në BE duke kthyer Shqipërinë në një Kore të Veriut brenda Evropës.

Qenka fajtor opozita dhe nuk qenka fajtor Edi Rama që nuk ndiqet, nuk hetohet, nuk dënohet korrupsioni sepse e rrëmbeu Prokurorinë duke shkelur, duke shkelur rekomandimet e Venecias dhe të gjithë ndërkombëtarëve dhe falë kësaj Prokurorie asnjë i korruptuar nuk ndiqet apo hetohet, asnjë nga ata që vjedh vota nuk ndiqet edhe hetohet, asnjë nga ata kriminelë që janë në mes të sheshit nuk hetohet dhe fajtor qenka opozita. Qenka fajtor opozita që denoncon të vërtetat dhe jo dhjetëra drejtorë hajdutë që venë e vinë dhe ndryshojnë vendet e njëri tjetrit dhe nuk zënë karar në 2 vitet e fundit, ku nuk mbahet mend në historinë e Shqipërisë se sa kanë vajtur, sa që venë atje dhe tremben nga vjedhjet e të tjerëve dhe nuk guxojnë të firmosin dhe për gjitha këto qenka fajtore opozita.

Të gjitha këto i paska fajet opozita, po Europa pse qenka fajtore. Europa paska inat Ballkanin, po në qoftë se do kishte inat Ballkanin pse është kaq e drejtë dhe vlerësuese objektive e Maqedonisë së Veriut e cila vërtet ka bërë hapa të mëdha, e cila ka qenë shumë mbrapa nesh por eci përpara nesh sepse kishte politikë mëndje hapur dhe zbatonte kushtetutën e ligjit dhe nuk I dhunonte dhe nuk vendoste kriminelët në krye të shtetit. Pra Europa është objektive dhe e drejtë por Europa nuk mund të mbylli sytë përpara kësaj situate kriminale që ka pushtuar vendin aq sa ju e dini se europoli e ka të pamundur të punojë me organizmat  shqiptare, pasi krimi ka rrëmbyer shtetin, qeverinë dhe policinë. Bundestagu Gjerman ka vendosur 9 kushte, ju ë nderuar qytetarë I keni dëgjuar, unë në shumë shpejt do jua kujtoj dhe do kuptoni fajtorin për secilin. Kërkon Bundestagu së pari funksionimin e Gjykatës se Lartë dhe asaj Kushtetuese të penguara nga mazhroanca, pasi penguan këshillin e emërimeve në drejtësi e cila nuk ka lidhje fare me opozitën por ishte vetëm taktikë, strategji për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese dhe të lartë dhe për derisa nuk e rrëmbejmë më mirë e lemë pa ngritur dhe vazhdojmë vjedhjen shtetërore. 2 miratimi I reformës zgjedhore, sabotuese, fajtore e vetme ishte vetëm mazhroanca.

Të gjithë Shqiptarët nuk kanë harruar sesi kryetari I grupit parlamentar të Partisë Socialiste, një sabotues profesionist I të gjithë proceseve demokratike në Shqipëri vajti çoi në mënyrë të njëanshme, draftin për reformën zgjedhore të Partisë Socialiste, të njëanshëm duke rrënuar, duke minuar punën e komisionit që funksiononte normalisht ne Parlamentin Shqiptar ku opozita bënte pjesë në atë kohë dhe ku me të drejtë nuk mund të bënte pjesë më pasi kështu funksiononte në mënyrë banditeske ai parlament. 3 implementimi I reformës zgjedhore. Pra ndërkombëtarët kërkojnë jo thjesht vetëm hartimin por zbatimin në praktikë, sepse ligj zgjedhor kishim dhe në 30 qershor, u shkel, u nëpërkëmb kushtetuta e ligjit nga KQZ, nga qeveria nga të gjithë institucionet me radhë.

Pra fajtori sërisht mbetet qeveria. Ndjekja penale e gjykatësve dhe prokurorëve që nuk kaluan provimin e Veting-ut, cfarë faji ka opozita. Prokurorinë e ka rrëmbyer Edi Rama dhe nuk lejon që ata të hetohen pasi kanë interesa të përbashkët, I ndajnë bashkë. Pra sërisht e kemi një fajtori shumë të qartë që është Edi Rama dhe qeveria e tij. Ndjekje penale dhe akuza për shit blerjen e votave. Po ka fajtor më të madh sesa qeveria e cila ishte autore, zbatuese dhe përfituese e këtij procesi, fajtore mbetet sërisht Edi Rama dhe qeveria. Vënia në pune e Prokurorisë Speciale për luftimin e korrupsionit dhe SPAK, vonesën për ngritjen e të gjithë këtyre institucioneve e ka pasur vetëm dhe vetëm qeveria, opozita nuk ka pasur asnjë mundësi dhe asnjë të drejtë mbi procesin.

Bllokimi është bërë qëllimisht që këto institucione mos të fillojnë punë për të mos hedhur dritë mbi aferat korruptive të qeverisë dhe të të gjithë aradhës të qeveritarëve në Shqipëri, në këto 6 vitet e fundit. Rezultate në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshire edhe kapjen e peshqve të mëdhenj, kërkon Bundestagu Gjerman, sërish është vetëm qeveria, ajo e ka penguar me prokurorinë e kapur që këta të ndiqen por edhe kur ndiqen këta dënohen me piknik. E keni parë që dënohen me piknik, nuk marrin dënime, nuk lejohen as të arrestohen, vetë Parlamenti vendoset bllokadë për herë të parë, çdo prokuror që heton, I vërviten prokurorit, kryeministra e zëvendës kryeministra të gjithë sa janë. Pra fajtorë që nuk luftohet krimi dhe korrupsioni është vetëm Edi Rama dhe qeveria. Përparimi I Reformës së Administratës Publike, fajtor I vetëm është qeveria, çfarë hyn opozita? Është denoncuar nga Zëri I Amerikës dhe të gjithë që me 1700 kandidatë vetëm në një garë, ishin 1700 njerëz me 1700 tesera partie.

Të gjithë drejtorët nuk shkarkohen dhe ngarkohen me ligj të administratës publike por bën Edi Rama mbledhje në Shkodër dhe u thotë, “nuk I dua burra, I dua gra”, dhe ligji ka vajtur aty ku nuk ka më, u shkatërrua, u shpërbë, u destrukturua administrate publike, fajtor mbetet Edi Rama dhe qeveria. Sqarim përfundimtar, vendimi i gjykatës Kushtetuese për ligjin e ri të zgjedhjeve lokale  i vetmi që shkel dekretin e Presidentit që ka fuqinë e ligjit duke shkelur njëherazi Kushtetutën është Edi Rama dhe qeveria që bënë zgjedhje moniste  të padëgjuara në Shqipëri, mori 100% të pushtetit, damkosi Shqipërinë si një vend jashtë çdo standardi europian dhe politik, fajtorët e vetëm janë Edi Rama dhe qeveria. Pra është shumë e qartë që pengesa e vetme në procesin e integrimit europian e qëllimshme, mbi një strategji të përcaktuar  mirë anti-integrim dhe anti euro atlantike, është vetëm Edi Rama i cili qartë dhe transparente ka sqaruar që shikon drejt realiteteve të tjera sepse Europa e standardeve të larta, e monitorimit të vlerave demokratike, e funksionimit të shtetit të së drejtës që lufton korrupsionin dhe krimin, nuk është Europa që do Edi Rama.

Por kjo është Europa që duan shqiptarët. Ndaj jemi këtu për të denoncuar  dhe për të vënë gishtin në plagë  për të treguar që ka vetëm një fajtor, vetëm një shkaktar që quhet Edi Rama. Vetëm largimi i Edi Ramës është mundësi e hapjes së integrimit pasi gjithë qeveria e drejtuar nga ai do vazhdojë të jetë pengesë e pakapërcyeshme  për shqiptarët që integrimi  të bëjë përpara.’

Zjarr Tv Ad