Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i rikthehet edhe një herë reformës në drejtësi, e cila sipas tij është asgjësuar nga Rama dhe Rilindja.
Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Vasili shprehet se, ndryshimet kushtetuese për reformënn në drejtësi u votuan më 21 dhe 22 korrik 2017 me 140 vota, dhe kjo në sajë të LSI pasi PS nuk e kishte shumicën e cilësuar në Parlament.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Kushtetuten dhe 7 ligjet e reformes ne drejtesi Ne i votuam ndersa Rama dhe rilindja i asgjesuan!!(VIDEO).
Ndryshimet kushtetuese per reformen ne drejtesi u votuan ne 21-22 korrik me 140 vota.
Keto ndryshime nuk merrnin dot udhe pa miratimin e shtate ligjeve, qe e benin te zbatueshme reformen ne drejtesi.
Keto ligje u miratuan vetem ne saje te votave te LSI ne parlament, pasi kerkonin nje shumice te cilesuar,qe partia socialiste nuk e kishte.
LSI i votoi pa asnje paragjykim pse besonte se reforma ne drejtesi e miratuar sipas Komisionit te Venecias dhe frymes e ndryshimeve kushtetuese te 21-22 korrikut ishte nje hap i duhur per te ndryshuar drejtesine ne Shqiperi.
Ne besuam shume edhe ne garancite e pafund te nderkombetareve,qe u vetofruan si garante te hekurt te garantimit te zbatimit korrekt te reformes.
Nderkohe qe vete ata permes Euralius kontribuan fatkeqesisht per te kunderten,duke ofruar alibine juridike te kapjes se drejtesise nga rilindja, si ne skandalin e zgjedhjes se Arta Markut ashtu edhe me sugjerimet per Gjykatene e Larte etj etj.
Partia Demokratike nuk i votoi 7 ligjet dhe argumentoi fort rrezikun e kapjes se reformes dhe koha i dha te drejte.
Sot thuajse i gjithe korpusi vital i reformes ne drejtesi eshte zhbere dhe deformimet adaptimet dhe mballomat pa fund e kane denatyruar e degraduar atë ne nje model te shthurur juridikisht dhe te rene moralisht.
Gjithshka per te cilen hartuesit e reformes u perbetuan u shkel dhe u perdhos,duke filluar nga anetaret e KLGJ dhe KLP ku shumica jane me rekorde mizerabel te bera publike edhe nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit, si dhe deformime shkaterrimtare kushtetuese e ligjore ku spikat zgjedhja e turpshme e prokurorit te pergjithshem te perkohshem e plot te tjera.
Sot reforma ne drejtesi eshte katandisur ne nje paçavure propagandistike ne duart e Rames dhe rilindjes.
Kjo pseudoreforme ka garantuar paprekshmerine e mos hetimin qeverise per veprat kriminale te lidhjeve me krimin e organizuar,krimin zgjedhor dhe korrupsionin.
Ndersa per qytetaret e zakonshem ajo eshte kthyer ne nje mjet shantazhi te ndyre vecanerisht ndaj atyre qe protestojne ndaj qeverise.
Dosjet 339,184,Unaza e Re,Koncesionet e mjaft e mjaft ceshtje jane bllokuar totalisht duke i sherbyer verberisht qeverise.
Ndaj sot ndersa kane kaluar gati tre vjet nga miratimi i reformes ne drejtesi Shqiperia gjendet e zhytur ne kapje,kaos dhe bllokim te plote te qellimshem te drejtesise.
Ne i votuam 7 ligjet e reformes ne drejtesi,qe ajo te ecte perpara ndersa rilindja pervec kapjes nuk i beri asnje sherbim tjeter asaj.
Kushdo ne Shqiperi mund te flase per reformen ne drejtesi pervec rilindjes qe ka humbur cdo te drejte edhe ta permende ate,sepse rilindjs eshte autore dhe realizuese e dhunshme e shkaterrimit dhe kapjes se saj.
Megjithate persa i takon per shembull faktit se si duhej te zgjidhej Prokurori i Pergjithshem sipas reformes ne drejtes dhe se si u zgjodh Arta Marku,qe ka 19 muaj paligjshmeri ne karrigen ku eshte ulur,
mund te shihni vete VIDEON se cfare thoshte dikur kryetari i komisionit te reformes ne drejtesi Fatmir Xhafa dhe krahasojeni me cfare ndodhi me Arta Markun dhe kuptoni lehte te gjithe hipokrizine