Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deklarata e sotme e kryeministrit Edi Rama se, mjekët në Shqipëri paguhen më mirë se në Gjermani, ka sjellë reagimin e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili.
Sipas këtij të fundit, sot mëshira për kryeministrin duhet të jetë e madhe dhe pa kursim
“Mëshirë për kryeministrin që s’di se ç’flet (VIDEO)
Sot mëshira për kryeministrin duhet të jetë e madhe dhe pa kursim.
Na tha sot që ja kaluam edhe Gjermanisë.
Kryeministri tha me gojën plot dhe me kurajon e madhe që ta jep vetëm budallëku se:
mjekët në Shqipëri paguhen si në Gjermani bile edhe më shumë.
Fale Zot se ka ikur nga mendja.