Vasili: Mallkuar qofshin, rilindja dhunon kishat për fushatë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Petrit Vasili

Babloku dhe rilindja dhunon kishat për fushatë, Mallkuar qofshin!!

Edi Rama dhunon kishat.

Rilindja vë dorë edhe mbi kishat.

Maskarenjtë e rilindjes bëjnë fushatë brenda në kishë.

Shikojini FOTOT se si ne Lekël, të Bashkisë Tepelenë, bëjnë fushatë brenda në kishë.

Flasin kusarët e rilindjes me kryqin e shenjtëruar përballë!?

Mëkat më të rëndë se ky nuk ka.

Ky kalon çdo kushtetute, është më i rëndi dhe më i pafalshmi i të gjithë fajeve, pasi këta horra nuk kursejnë as kishat në histerinë për të rrëmbyer pushtet.

Asnjë shqiptar i ndershëm mbështetës i çdo partie qoftë nuk e fal kurrë këtë dhunim të shenjtërisë së besimit.

Ku dallojnë këta nga Partia e Punës që ju vuri kazmën kishave?

Janë të njëjtët, me të njëjtën urrejtje për fenë dhe besimin.

Vetëm këta mund ta bëjnë.

Pushteti tyre është i nëmur, është i mallkuar pasi është prodhim i të pafeve, që fe kanë krimin vjedhjen dhe grabitjen.

Refuzojini ashpër këta vandalë të besimit, që arritën kulmin e mëkatit të tyre njerëzor.

Është i bekuar dhe legjitim çdo qëndrim, veprim apo aksion ndaj tyre.

Të gjithë bashkë kundër atyre, që nuk besojnë tek atdheu, tek familja dhe tek zoti!!

 

Zjarr Tv Ad