Vasili: Me një serborus si Rama integriteti i Shqipërise i rrezikuar si në 1913!

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Petrit Vasili

Shqiperia njeh dy serboruse te medhenj ne historine e saj Esat Pashe Toptanin dhe Edi Ramen.

I pari shiti kufijte e Shqiperise dhe demtoi ne menyren me te rende atdheun si askush tjeter i mbeshtetur nga Serbia dhd Rusia per te realizuar qellimet e tij.

Sot nje serborus i ri i deklaruar si Edi Rama, avokati me i zjarrte i Vuçiçit dhe Serbise, ka nxjerre ne pazar kufijte detare te vendit sic nxori me pare kufijte e Kosoves.

Serborusi Rama si avokat i Vuçiçit shume i ekzaltuar thote:

“Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!” thote Rama.

Eshte vertet mjerane dhe qesharake te shohesh se si Rama shfaqet si nje zgjatim serb dhe ben nje avokati abortive si alibi pro serbe.

Sepse vete Vucic me i sinqerte thote po per kete votim te Serbise:

“Vendimi ynë ka qenë që të jemi të përmbajtur, dhe pastaj vijnë presione të panumërta, të rënda që nuk kanë të bëjnë me anën personale. Askush nuk më ka ardhur dhe nuk më ka thënë, as më ka shantazhuar, por po shantazhojnë vendin” tha Vuçiç për RTS më 7 prill.

Serish Vuçiç me i sinqerte deklarohet kunder sanksioneve ndaj Rusise dhe thote:

“Serbia nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të Ukrainës” tha Vuçiç.

Ate qe vete Vuçic nuk e pranon del Rama i veteposhteruar dhe ja justifikon neveritshem.

Pra eshte e qarte per te gjithe se me Ramen ne krye te qeverise te gjitha interesat kombetare te Shqiperise jane te rrezikuara si kurre me pare.

Ne cdo tavoline ku negociohen interesat e Shqiperise, Rama si kryeministri i saj eshte kunder vendit te tij dhe ne krah te interesave te cdo lloj shovinizmi antishqiptar.

Qendrimi ndaj kufijve detare te Shqiperise dhe vendimet e qendrimet e fshehta te Rames, duke ju fshehur cdo trasparence dhe instituconeve kushtetuese te vendit eshte nje prove shume e rende se sa te rrezikuara jane interesat e vendit me kete kryeminister.

Po keshtu Ballkani i Hapur serborus eshte nje fakt, qe flet vete dhe ku askush nga aksi euroatlantik nuk e ka mbeshtetur pervec aksit Beograd Moske dhe klounit Rama ne Tirane.

Qendrimi coptues proserb dhe i eger ndaj kufijve te Kosoves eshte prove asgjesuese per antishqiptarizmin e pazarxhiut antikombetar Edi Rama.

Sot Shqiperia eshte po aq e rrezikuar si 1913.

Eshte e rrezikuar sepse ne krye te qeverise eshte kryeministri i vetem i deklaruar serborus si asnje kryeminister tjeter ne historine e saj, kryeminister i hapur per çdo pazar ne dem te vendit.

Ndaj qendrimi perballe Rames deri ne largimin e tij eshte nje perballje historike per mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit te nje Shqiperie te rrezikuar si kurre me pare nga nje kryetradhetar i pashembullt.

Zjarr Tv Ad